HomePolitikë

Deklarata për luftë civile, shoqërohet në polici ish-deputeti demokrat

Ish-deputeti demokrat, njëherësh kreu i PD-së në Elbasan, Aurel Bylyktashi është shoqëruar në polici pas deklaratës për luftë civile, të bërë gjatë krijimit të Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati.”, është shprehur ai.


TË NGJASHME