HomePolitikë

Deklaratën e fortë e Presidentit: Popullit i mbeten tre rrugë

meta

Presidenti Republikës, Ilir Meta ka deklaruar sot se më këtë veprimtari qytetareve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tre mundësi.

Sipas Metës me këtë kapje të drejtësisë, qytetareve u mbetet ose të kapin armët, ose të bëhën në skllevër, ose sipas tij të ikin nga Shqipëria.

“Tani kanë mbetur vetëm tre rrugë nqs Presidenti do pranonte këtë gjë. Ose njerëzit të marrin armët që është dënueshme dhe papranueshme, ose të bëhen skllevër njëpartiak që e kanë provuar 40 vjet, ose të ikin të gjithë jashtë nga Shqipëria… Të gjitha janë të papranueshme, por ato dy të fundit për mua tmerrësisht të papranueshme. Kështu që është detyra e presidentit që të mbrojë këtë proces mjaft të rëndësishëm kushtetues të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka qenë mjaft bashkëpunues në këtë proces.

Nuk ka institucion në botë që mund të guxojë të dali kundër dekretit kushtetues të Presidentit, nëse ka një institucion që del kundër kësaj, atëhere do të dëgjoni dhe përgjigjen e Presidentit Meta. Unë nuk kam ndërmend të tallen me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Te Gjykata Kushtetuese vija është e kuqe dhe është e kuqe flakë.“, tha Meta

Ndërkohë që më herët, Meta u shpreh se Rama duhet të ndalojë së përdorur ekspertët e huaj.

“Mos i keqpërdor më SHBA,  diplomat e kështu, ekspertë, si ata që firmosën për PPP në mënyrë antikushtetuese le të përdori sa të dojë, por kushtetutën e Shqipërisë e kemi bërë me SHBA, BE dhe Komisionin e Venecias, sepse përndryshe do të ketë hetim ndërkombëtar për këtë çështje dhe ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje, sepse ka dy vite që është sabotuar qëllimisht KED që ky person që u vu në krye të KED të bëjë këto veprime”, tha ai.

Ai bëri një koment edhe për dy emrat që ‘luftojnë’ për një post në Gjykatën Kushtetuese, gjyqtaren Marsida Xhaferllari dhe Arta Vorpsi.

Meta tha se ishte i bindur në integritetin e znj. Xhaferllari.

“Nuk kam dashur të hyj në çështje emrash. Kam preferuar zonjën Xhaferllari se kam qenë i bindur në integritetin e saj. E ka treguar integritetin jo vetëm gjatë veprimtarisë së saj por e ka treguar sepse ka respektuar frymën e Kushtetutës duke kandiduar vetëm për një vakancë. Nuk është normale të kandidosh për 4 vakanca. Znj. Xhaferllari mund të kishte kandiduar dhe për 2 vakanca, ajo ka respektuar frymën e Kushtetutës.

Për zonjën Vorpsi kam pasur një rezervë sepse ka qenë anëtare e grupit të ekspertëve për reformën në drejtësi për Gjykatën e Lartë. Është deklaruar se këta ekspertë nuk do të merren në konsideratë kur të ndërtohen këto institucione për të qenë pjesë e tyre. Ishte një marrëveshje xhentelmenësh dhe publike.

Znj. Xhaferllari ka qenë kandidate për kryetare të KQZ kur unë isha në koalicion me doktorin dhe e di shumë mirë që PD dhe koalicioni që drejtohej nga PD nuk e ka votuar dhe e ka rrëzuar sepse nuk vlerësohej si njeri i besueshëm për partinë”, deklaroi Meta.


TË NGJASHME