HomeSport

Shaqirit, kundër ish-klubit Bayern Munich

Liverpooli e pret Bayern München Anfield, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, në një natë të veçantë për kosovarin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin, i cili do të përballët për herë të parë kundër ish-klubit të tij.

Risultati immagini per xherdan shaqiri
Nuk është e qartë nëse 27-vjeçari do të jetë titullar, por ai pritet të luajë gjithsesi, duke qenë se Jurgen Klopp e ka përdorur Shaqirin edhe nga stoli në shumicën e ndeshjeve të të kuqve deri tani.
Immagine correlata

Shaqiri ka qenë pjesë e skuadrës historike të Bayern Munichut më 2013, e cila e fitoi tripletën duke triumfuar në çdo garë të mundshme atë sezon. Immagine correlata

“Ndeshje e veçantë për mua sonte, kundër klubit tim të vjetër”, shkruan Shaqiri.

Shaqiri i ka tri paraqitje për Liverpool në Ligën e Kampionëve dhe ende nuk ka shënuar golin e tij të parë për të kuqtë në këtë garë, por ka dhuruar një asist.

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Bayern München zhvillohet sonte në orën 21:00 në Anfield

https://www.youtube.com/watch?v=cCTgCShtGzQ


TË NGJASHME