HomePolitikë

Dekoron disa personalitete, Thaçi: Faleminderit çdo shqiptari

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  dekoroi personalitete të shquar të Shqipërisë, që në periudha të ndryshme kanë dhënë kontribut për Shqipërinë dhe Kosovën. Që nga akademia e shkencave e deri te politikanë e ish-kryeministrat, Aleksandër Meksi e Fatos Nano, Kico Blushi, Paskal Milo, Neritan Ceka, e deri te Presidenti i Partizanit Gazmend Gemi u nderuan në një ceremoni në Tiranë.

“Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte e lirë”, tha Presidenti Thaçi.

“Arritëm që për herë të parë që të vëmë në lëvizje NATO-n, dhe kjo nuk do të ndodhte pa kontributin dhe rolin dinjitoz të Shqipërisë.  Prandaj  pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur sikur pa mbështetjen e Shqipërisë, rrugëtimi ynë për NATO dhe Bashkim Evropian, do jetë shumë i vështirë. Prandaj  ishim bashkë në periudhat më të rënda të kombit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Jam  i bindur që do të kemi rrugëtim të përbashkët edhe për NATO, edhe për Bashkim Evropian me mbështetje të plotë të Shqipërisë”, tha Presidenti i Kosovës.

Thaçi falënderoi në këtë ceremoni çdo familje shqiptare që hapi derën, hapi zemrën për shqiptarët  nga Kosova që u detyruan të zhvendosën nga spastrimi etnik dhe gjenocidi  i Sllobodan Millosheviçit në Kosovë.


TË NGJASHME