HomeLajme

Dekreti i Metës për zgjedhjet/ Tensionohet situata, Zguri ikën nga mbledhja e KQZ

Kreu i KQZ-së Klement Zguri ka braktisur mbledhjen e KQZ-së ditën e sotme ku do të votohej dekreti i presidentit Ilir Meta për anullimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit. Ndërkohë në krye të mbledhjes tashmë është nënkryetari i KQZ, Denar Biba.

Duket si një lloj sfide, nga njëra anë kam zhdekretimi e zgjedhjeve, por edhe një mbledhje me dy kolegë. Unë mendoj se KQZ, duhet t’i bindemi një produkti të tillë, një dekreti. Nuk dua të gjykoj kompetencat e presidentit. Dekreti i presidentit është detyrues dhe duhet ta respektojmë vullnetin e tij.

Respektimi i ligjeve dhe hierarkisë duhet prevaluar. Refuzojë t’i futen kompetencave dhe arsyes së Presidentit. Për mua është një lloj sfide. Në këtë kuptim personalisht nuk e gjej me vend, që mundem të drejtoj këtë mbledhje, ku ka shumë debate të forta. Unë jamë detyruar të çohem.”, tha Zguri.


TË NGJASHME