HomeRajon

Del lidhja e mafiozit italian me ministrin kosovar

Një ndër televizionet  publike italiane më të njohura, RAI, ka publikuar së fundmi një investigim drejtuar nga gazetarja Maria Grazia Mazzola rreth mafiozit italian, Antonino Vadala.

Në investigim raportohet se Vadala, i cili është pjesë e mafias së njohur kalabreze “Ndrangheta”, ka udhëtuar në aeroplanin e një ministri nga Kosova, emrin e të cilit nuk e bën të ditur.

Mafiozi rezulton i përfshirë, gjithashtu, politikanë të lartë nga Sllovakia, duke përmendur edhe ish-kryeministrin sllovak Robert Fico.

Vadala, i cili në Itali akuzohej për trafikim drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e Brendshme dhe këshilltare të ish -kryeministrit Fico.


TË NGJASHME