HomeLajme

Vendimi për Redjan Rrajan, zbardhet dëshmia e tij

Arrest me burg dha sot gjykata për Redjan Rrajën, duke e vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij.

Që prej orës 14:00 në Gjykatën për Krime të Rënda ka nisur seanca gjyqësore me dyer të mbyllura për vlerësimin e masës së arrestit të Redjan Rrajës.

Ky i fundit u arrestua një ditë më parë nga Policia pasi dyshohet si një nga autorët e dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.

Dëshmia që ai ka dhënë para hetuesve sot në gjykatë është mohuese.

Redjan Rraja ka thënë që nuk ka asnjë dijeni për atentatin dhe se nuk i njeh personat e përfshire.

“Ngjarjen e mësova nga mediat. Ditën kur ka ndodhur ngjarja kam qenë duke përshkruar itinerarin që bëj gjithmonë në Tiranë-Durrës-Fushë Krujë”, mësohet të ketë thënë ai.


TË NGJASHME