HomeLajmi i Fundit

Del pozitiv me Covid-19 tigri në Shtetet e Bashkuara

tigri me virus

Nadia, një tigër në kopshtin zoologjik në Bronks, Nju Jork, është e para e llojit që u provua me pozitivisht me covid-19.

Tigri femër, 4 vjeçare, nga ishujt Malean afër Singaporit, rezultoi pozitive pasi shfaqi një kollë të thatë dhe tashmë pritet të shërohet tha Shoqata e Konservimit të Kafshëve të Egra në një njoftim për mediat.

Mostrat nga Nadia u morën dhe u testuan pasi ajo dhe pesë tigra e luanë të tjerë në kopshtin zoologjik, filluan të shfaqnin simptoma të sëmundjes gjatë frymëmarrjes, sipas Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA). Asnjë kafshë tjetër në kopshtin zoologjik nuk po shfaq simptoma.

“Megjithëse ata kanë përjetuar një ulje të oreksit, felinët në kopshtin zoologjik në Bronks po reagojnë mirë nën kujdesin veterinar dhe janë ndërveprues me rojtarët e tyre.” thanë përgjegjësit në kopshtin zoologjik.

“Nuk dihet se si do të zhvillohet kjo sëmundje te felinët e mëdhejn pasi specie të ndryshme mund të reagojnë ndryshe ndaj infeksioneve të reja, por ne do të vazhdojmë t’i monitorojmë ato nga afër dhe të parashikojmë rikuperime të plota.”

Testimi për Covid-19 që u krye te tigri Nadia, u krye në një laborator të shkollave veterinare dhe nuk është i njëjti test i përdorur për njerëzit, postoi në Facebook Dr. Cal Calle, kryetari i veterinerëve në kopshtin zoologjik të Bronks.

Kafshët u infektuan nga një punonjës i kopshtit zoologjik, i cili ishte “i infektuar asimptomatik nga virusi” ndërsa kujdesej për to. Kopshti Zoologjik i Bronksit është mbyllur për publikun që nga 16 mars.