HomePolitikë

Dëmet në Kombinat, banorët i ankohen Ramës

Debate mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve në Kombinat, gjatë vizitës së bërë nga kreu i qeverisë në këtë zonë të Tiranës, më e dëmtuara nga tërmeti.

Një grua i kërkon zgjidhje, duke iu ankuar se po rri jashtë me fëmijë të vegjël. “Shko te qendra qe eshte per kete pune, pastaj do ta zgjidhim hap pas hapi. Ti do vish me mua tani, me gjithe vajzen, merre puthe ate dhe falendero Zotin, se 22 njerez i futem ne dhe dje”- tha Rama.

Ajo i ankohet se nuk mund të shkojë se është në punë. ‘Me zor nuk te marr une, une te them eja me mua epr dore te coj une, nese nuk do me zor nuk te marr’- tha Rama.

Banorë të tjerë i ankohen për të njëjtin problem për punët e banesave.
“Do me lini ta mbaroj kete fjale, se ka shume me keq se ju tani? Aman ore se me doli shpirti, u çmenda, nuk kam me fuqi, na lini te bejme analizen me inxhinieret, bejne nuk bejne godinat. Lerini rrofsh, secili do rroje sa e ka te shkrujt, nuk e gjen nga termeti, e gjen te rruga”- tha Rama.


TË NGJASHME