HomeSociale

Dëmet nga tërmeti, Ministrja Shahini tregon se deri kur pezullohet mësimi

Në qarkun e Durrësit, procesi mësimor është pezulluar deri më 9 dhjetor, ndërkohë që në qarkun e Tiranës dhe Lezhës, mësimi do të pezullohet deri më 5 dhjetor.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini tha se arsimtarët do të jenë në punë gjithsesi për të përgatitur ambientet për nxënësit.

Në Qarkun Tiranë dhe Lezhë mësimi do jetë i pezulluar deri më datë 5 dhjetor por ruajmë mundësinë ta shtymë edhe për disa ditë të tjera në rast se nuk sigurohemi që të gjitha shkollat në gjendje të sigurt. Në të gjitha qarqet e tjera mësimi fillon normalisht. Mësuesit i presim në punë, i presim nga nesër në punë”, theksoi ajo.


TË NGJASHME