HomeSociale

Dëmet nga tërmeti në Korçë, Bashkia e Tiranës ndihma për banorët e prekur

Qytetarët e Tiranë kanë mbledhur ndihma për banorët e Korçës. Një kamion me 200 pako ushqimore dhe 300 batanije është nisur drejt Korçës në ndihmë të banorëve të prekur nga seria e tërmeteve.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka njoftuar gjithashtu se pas zgjedhjeve, kur të krijohet edhe Këshilli i ri Bashkiak, Bashkia e Tiranës do të marrë një numër shtëpish në Korçë ku do të bëjë rindërtimin e tyre.

“Si prindër të një bebi të vegjël, kishim merak fëmijët e vegjël, prandaj u kujdesëm që të jepnim panolino, qumësht. Duhet të bëjmë diçka. Edhe pas mbushjes së 3 kamionëve do e mbajmë stendën hapur, një mundësi e mirë për sevap. Kemi çuar një ekip emergjencat, staf mjekësor dhe para mjekësor. Një nga vendimet e para do të jetë një fond për ndërtimin e disa shtëpive. Duam të marrim një numër shtëpisë në qytetin e Korçës. Është mesazhi më i mirë i një dite besimi”, ka thënë Veliaj.


TË NGJASHME