HomeLajmi i Fundit

Dëmet nga tërmeti/ Rama mbledh prefektët dhe u jep porositë

Kryeministri Edi Rama i kërkoi perfektëve që të shkojnë veçanërisht në zonën e Durrësit për të qenë pranë banorëve.

Gjatë një takimi me drejtues të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Emergjencës Civile, Rezervës së Shtetit dhe të gjithë prefektëve të vendit, kryeministri tha se jo çdo çarje pallati është e rrezikshme.

Edi Rama: Është bërë një punë mbresëlënëse nga pikëpamja e organizimit si shpejtësi dhe organizimit si sistem. Meriton vlerësim struktura e emergjencave civile. Në këtë situatë, informacioni është baza.

Sot është një ditë e vështirë për ata që kanë ndjerë më shumë goditjen dhe që janë nën efektin e këtij stresi. Është një ditë për tu shpjeguar me qetësi gjërat edhe për aspekte shumë të thjeshta që në këto raste nuk janë të lehta për t’u marrë me mend. Plasaritjet e godinave në të shumtën e herës nuk përbëjnë rrezik.

Ashtu sikundër nuk është çarje pallati në një pallat funksionon fuga sizmike që janë ndarje të brendshme të parashikuara për tërmetin që bëjnë shkëputje duke amortizuar tërmetin. Çdo plasaritje duhet të inspektohet në mënyrë profesionale. Në disa raste mund të jetë reagimi i fugës por mund të jetë edhe cenim strukturor që e bëjnë të rrezikshme goditën.

Duhet të spostoheni menjëherë në Durrës me një synim që çdo familje që gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Mbi atë hartë të të dhënave që ka prefektura të bëhet një shpërndarjeve e forcave. Brenda ditës së sotme duhet kontaktuar të gjithë sy më sy. Është një moment psikologjik që kapërcehet me komunikim.

E dyta, prefektë mbrëmë nuk e di deri në çfarë ore jam marrë unë me dritat e stadiumit. Njerëzit kishin dalë tek zona e stadiumit dhe gjëja më e thjeshtë ishte t’u hapej stadiumi. Sot stadiumi duhet të jetë i hapur dhe pajisur me të gjithë strukturën akomoduese. Janë 700 shtretër në dispozicion. Njerëzit mund të shkojnë por nuk i detyrojmë dot por as nuk mund të rrimë të presim.

Ata mund të merren dhe mund të çohen në kavaleshencë. Tërmetin nuk e parashikon dot askush, por në të njëjtën kohë tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Duhet t’u ofrojmë menjëherë stadiumin e hapur. Duhet të ketë në dispozicion edhe autobusë.

Gjëja që dua të shikoj pasdite është harta, kush bën çfarë..

E fundit, është pjesa e identifikimit të dëmeve të brendshme materiale. Duhet shumë kujdes për të mos pasur spekulime dhe spekulantë. Ata që janë dëmtuar duhet të jenë të sigurt se nuk do të harrohen. Duhet të kemi inventar të saktë që nesër kur të ketë rënë kjo barrë e rëndë dhe kur të kemi arritur fazën e parë të identifikimit të dëmeve kalojmë në një fazë tjetër.