HomeShowbiz

Demi Lovato në një lidhje të re ?!

Këngëtarja e njohur Demi Lovato është përfolur së fundmi në media për një lidhje të re dashurie.

Demi Lovato ka nisur një romancë të re me personazhin e njohur të spektaklit “Beqari”, Mike Johnson.

Pavarësisht se ata të dy janë në hapat e parë të njohjes, duket se Demi dhe Mike e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin.

Demin e ka tërhequr gjithmonë Mike dhe që në takimin e tyre të parë është vënë re një lidhje e menjëhershme.

Ata shtojnë se gjatë fundjavës këngëtarja e shoqëroi Johnson për një darkë në Los Angeles dhe se ai e ka bërë të qeshë Demin gjatë gjithë kohës.

Burimet thonë se që nga takimi i parë ata i kanë shkruar gjithmonë njëri-tjetrit dhe janë shumë të interesuar që të kenë diçka së bashku. “Ata kanë plane që të takohen sërish bashkë dhe Demi është shumë e lumtur për këtë gjë”, kanë thënë persona të afërt të këngëtares.

Megjithatë ende nuk dihet me siguri se çfarë do të ndodhë me këtë marrëdhënie mes dyshes, sepse duket se Demi nuk është ende gati për të krijuar diçka serioze me Mike.


TË NGJASHME