HomeSport

Dëmtimi horror i Hysaj, shkodrani humbet ndeshjet e Kombëtares

Në sfidën mes Napoli dhe Torino, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, pësoi një
dëmtim të rëndë duke humbur edhe ndeshjet e Kombëtares.

Shkodrani ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në kraharor, teksa i
duhet të qëndrojë për disa ditë jashtë fushave të blerta.

Pas dëmtimit të Hysajt, Reja duhet t’i bëjë llogaritë pa kapitenin, teksa
tekniku italian pritet që të grumbullojë mbrojtësin e Almerias, Ivan
Balliu. Në 10 ndeshjet e para në Ligën e Dytë spanjolle, shqiptari është
aktivizuar 2 herë si titullar, dhe 2 herë është futur nga stoli.

27-vjeçari qëndron në listën e pritjes, teksa është alternativa e vetme në
krahun e djathtë të mbrojtjes për të zëvendësuar shkodranin.


TË NGJASHME