HomeSport

Dëmtimi i Hysaj, ja çfarë ka vendosur Reja për mungesën e tij

Kombëtarja Shqiptare, vazhdon të zhvillojë seancat stërvitore, në kuadër të ndeshjeve së eleminatoreve të “Euro 2020”, kundër Turqisë dhe Moldavisë. Sipas asaj çka shihet në kampin kuqezi, tekniku Reja ka vendosur të vahzdojë stërvitjen me grupin që ka aktualisht të lojtarëve, duke mos afruar lojtarë të tjerë. Dëmtimi i Elseid Hysaj, ka bërë që të ketë mungesa në krahun e djathtë, por sërish Reja ka vendosur mos të afrojë futbollistë të tjerë.


Ekipi do të vijojë sot pasdite edhe me një tjetër seancë, duke marrë ngarkesën e duhur. Serish nesër përgatitjet do të ndahen në dy seanca, ajo e paradites dhe e pasdites. Ekipi do të udhëtojë të enjten paradite drejt Turqisë ku e pret ndeshja e datës 11 tetor.


TË NGJASHME