HomeSociale

Dëmtimi në linjën e Bovillës, ja kur nis furnizmi me ujë

Një defekt në Bovillë la pa ujë mijëra banorë të Tiranës. Në ujëmbledhësin më të madh që bashkë me Selitën furnizon kryeqytetin me ujë po bëhen punime.

Zv drejtoresha e Përgjithshme të UKT, Evis Gjebrean për këtë problem, tha se punimet kanë përfunduar, defektet janë riparuar, por kërkon kohë që ky ujë të trajtohet dhe të kalojë në rrjetin e shpërndarjes.

“Furnizimin do ta fillojmë në orët e para të mbrëmjes por derisa ky ujë të kalojë në rrjetin tonë të shpërndarjes kërkon kohën e vet”, tha Gjebrea.

Ndër të tjera Gjebrea tha se në zonë do ketë investime të reja që do i eleminojnë këto probleme.


TË NGJASHME