HomeSociale

Dëmtohet rrjeti nga moti i keq, vjen lajmi i mirë nga OSSH

Moti i keq ka shkaktuar probleme në disa zona me rrjetin e energjisë elektrike.

Si pasojë shkarkesave atmosferike dhe stuhisë, disa linja të tensionit të ulët e të mesëm pësuan avari si këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh dhe rrëzime të shtyllave elektrike.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, bën të ditur se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar.

Zonat më të prekura nga dëmtimet në rrjet janë rajoni i Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit.

“Brigadat e OSSH të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive rajonale janë në terren duke punuar intensivisht për rikthimin sa më shpejt të normalitetit në furnizimin me energji elektrike.
Në krahasim me situatën e krijuar mëngjesin e sotëm, nga informacionet e dispecerisë qendrore në OSSH, deri në mesditë u riparuan mbi 50 përqind e defekteve, ndërsa po punohet për riparimin e fiderave të dëmtuar ë zonat rurale ku linjat janë ajrore dhe terreni është më i vështirë”, deklaron OSSH


TË NGJASHME