HomeSociale

Denaj: Hapen aplikimet, brenda qershorit rimbursohen ata që …

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj njofton se është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursim të penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë jashtë shtetit prej thyerjes së afateve të qëndrimit, nga 10 marsi deri me 1 qershor.

Nëpërmjet një video- mesazhi Denajt tha se janë hapur aplikimet për ata që kanë penalitete dhe i kanë paguar, të cilët duhet të dorëzojnë në Postë dokumentacionin e vërtetimit të marrjes së penalitetit, të pagimit të saj si dhe numrin e llogarisë bankare.

Ajo shjjtoi se të gjithë aplikuesit do të rimbursohen brenda qershorit.

”Është alokuar një fond nga buxheti i shtetit për rimbursimin e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si thyerje e afateve të qëndrimit jashtë vendit për periudhën 10 mars- 1 qershor.

Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankesat tek tatimet.gov.al.”- tha Denaj.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME