Aktualitet Ekonomi Lajme

Denaj: Më 2021, të gjitha faturat elektronike

Ministria e Financave ka vijuar edhe sot konsultimet me grupet e interesit për projektligjin e Fiskalizimit. Ditën e sotme, u mblodh Këshilli i Investimeve, në të cilën ishte e pranishme edhe ministrja Anila Denaj.

Kjo e fundit tha se janari i 2020 i vendosur si afat për nisjen e raportimit në kohë reale në administratën tatimore të të gjitha transaksioneve midis bizneseve dhe konsumatorit në kuadër të luftës kundër informalitetit mund të negociohet pas dyshimeve që janë ngritur.

Ndër të tjera, ministrja theksoi se konsultimi i projektligjit “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” me grupet e interesit do të shtyhet deri në 15 shtator, duke shtuar se më 2021 tëgjitha faturat do të jenë elektronike.

“Ne kemi marrë një nisëm për konsultimin e projektligjit, që të shtyhet deri në 15 shtator për marrjen e mendimeve. Projektligji do të finalizohet deri në 2021. Në 2021 të gjitha faturat do të jenë elektronike. Janari 2020 është komentuar si proces dyshues. Ne do të shikojmë arsyet për ta negociuar”, tha Denaj.

Ndërkohë, zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, sqaroi edhe çështjet kryesore që prek projektligji i ri. “Dy çështjet kryesore dhe sistemi informatik janë mosraportimi i te ardhurave dhe zbritja mbi nivelet e përcaktuara ligjore të TVSH. Kontrolli i transaksioneve me parave në dorë, synohet fiskalizimi i tyre dhe fiskalizimi i transaksioneve pa para në dorë”, u shpreh Haxhi.

Related posts

Nëse keni këto sjellje, keni për të hasur shumë vështirësi në gjetjen e DASHURISË!

Rita news

Sulmet talibane në Kabul, gjashtë të vrarë dhe 105 të plagosur

Klaudia gotanews

Meta: Shoqata “Kcimi i Tropojës”, thesar i çmuar i kombit

Mila
Na Kontaktoni!