HomePolitikë

Denaj takim virtual mbi dialogun Financiar me Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin virtual mbi “Dialogun Financiar dhe Ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë”, në kuadër të procesit të rimëkëmbjes së ekonomisë prej pandemisë së Covid-19.

Ministrja Denaj, gjatë fjalës së saj, theksoi masat e menjëhershme që mori qeveria shqiptare në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve për hapjen graduale të ekonomisë shqiptare, por edhe punën përgatitore për një plan të detajuar për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Ministrja shprehet se: “Në përputhje me pritshmërinë e Bashkimit Europian , qeveria shqiptare do të vijojë reformat për mirëadministrimin fiskal dhe menaxhimin e financave publike, me qëllim konsolidmin fiskal.”

Ministria e Financave dhe Ekonomisë garanton angazhim të plotë për vijimin e reformave dhe plotësimin e shpejtë të kushteve ekonomike.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME