HomeLajme

Dënimi i Karaxhiç, Bushati: Burg përjetë për mostrën që u përpoq të krijonte Serbinë e Madhe

Lidhur me dënimin e përjetshëm ndaj Radovan Karaxhiç ka reaguar edhe Ditmir Bushati. Ish ministri e konsideron këtë gjykim një shpresë për drejtësi ndaj familjeve të viktimave të masakrës së Srebenicës dhe një paralajmërim për politikat e kufinjve në Ballkan.

“Monstra që tentoi të krijonte një Serbi të Madhe është dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebenicë dhe krime të tjera të kryera në Bosnjë Hercegovinë.Ky vendim do të sjellë një ndjenjë të drejtësisë për familjet e viktimave dhe një paralajmërim për politikat aventureske në Ballkan.”, shkruan Bushati në twitter.


TË NGJASHME