HomePolitikë

Dënímin në Angli, bùrgun në Burrel! Kjo është marrëveshja e ekstradimit

Komisionet parlamentare nisën diskutimin e marrëveshjes me Britaninë e Madhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të dénuar nga drejtësia angleze në vuájtjen e dënimit në bùrgjet shqiptare.

Po ashtu edhe për të përshpejtuar dëbimin e emigrantëve të palígjshëm drejt vendit tonë. Kjo do të thotë se ata të cilët njihen si çunat problematikë të Londrës shumica nga veriu i vendit, do tu duhet ta vijojnë shlyerjen e dénimit në Bùrgun e Burrelit.

Gjithçka mbetet në dëshirën e tyre nëse do të duan të kthehen në Shqipëri për të vuájtur dënímin. Statistikat tregojnë se në bùrgjet angleze janë 1500 shqiptarë kryesisht të dénuar për tráfik dròge dhe ngritjen e shtëpive të barit ku kultivohet kánabis.

Sipas ministrisë së drejtësisë angleze Top Channel mëson se, nga Janari deri në 20 Nëntor 2021 janë 138 shqiptarë të dénuar për ngritjen e shtëpive të barit.

Në komisionin e sigurisë kombëtare deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi sqarime dhe ngriti dyshime se kjo marrëveshje lejon edhe ripranimin e emigratëve të palígjshëm shtetas jo shqiptarë. Ky pretendim i zotit Alibeaj u hodh poshtë nga zëvendës ministri punëve të brendshme Andi Mahila./ Burimi: TCH

GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME