HomeRajon

Dënohet me burg dhe gjobë shqiptari

Një shqiptar që jeton në Montesilvano të Italisë, Elton Beharaj, 37 vjeçar u dënua me katër vjet e katër muaj burg dhe një gjobë prej 28,000 euro. Gjyqi ndaj tij u bë me procedurë të shkurtuar.

Shqiptari, i cili ishte nën arrest shtëpiak, u arrestua më 1 nëntor të vitit të kaluar në San Giovanni Teatino pasi iu gjet 480 gram kokainë. Fillimisht policia dyshoi se Elton Beharaj ishte hajdut banesash dhe policia e kishte ndalua për kontroll. Në këto momente, atij iu gjet në makinë lënda  narkotike, me vlerë 50 mijë euro. Ajo do të shitej në zonën e Chietit dhe bregut të Adriatikut.


TË NGJASHME