HomeRajon

Dënohet ushtarakja Kroate për krimet e luftës në Bosnje

Gjyqi për krimet e luftës në Bosnje ka dënuar me 14 vite burg një ish-ushtarake me origjinë Kroate.

Azra Basic, u dënua me 14 vite burg në gjykatën e Sarajevës sot më 27 dhjetor.

Basic u ekstradua në Bosnje në fund të vitit 2016 nga Shtetet e Bashkuara ku ajo kishte emigruar. Ajo u arrestua në vitin 2011 me kërkesën e drejtësisë boshnjake.

Azra Basic nuk është e vetmja grua e cila akuzohet për krime lufte nga gjykata boshnjake.

Ky është dënimi më i rëndë i dhenë një gruaje për krimet e luftës në Bosnjë në vitin 1990.


TË NGJASHME