HomeSociale

Denoncimi te Berisha: “Terror në bashkinë e Devollit…”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim të bërë në Facebook, ka bërë publik denoncimin e një qytetari nga Devolli.

Ky i fundit shprehet se pas ardhjes në detyrë të kryetari të zgjedhur më 30 qershor, ka nisur shkarkimi i punonjësve të administratës.

Postimi i Sali Berishës:

Narkomonisti i Devollit terror mbi punonjesit!

Miq, narkomonisti antikushtetues antiligjor i Devollit ushtron terror stalinist ndaj punonjesve te ndershem dhe legjitim te Bashkise se uzurpuar ne Devoll. Ai po i zevendeson ata me narkohorrat e mafies se droges!

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!
Ne Bashkine Devoll po behet terror me punonjesit e administrates! Kryetari i dale nga zgjedhjet moniste te 30 Qershorit Eduart Duro as nje jave pasi mori karigen e Kryetarit te Bashkise, ka filluar shkarkimin e njepasnjeshem te punonjesve te Bashkise, nderkohe qe ne prononcimet ne tv eshte shprehur se nuk do te shkarkoje asnje punonjes nga administrata, duke u tallur se ky eshte nje premtim nga ana e tij! Punonjesit jane nen presion Doktor! Shkarkimet “flete rrufe” po shperndahen si “semundje e keqe” ne tavolinat e punonjesve!.


TË NGJASHME