HomeLajmi i Fundit

Departamenti Amerikan i Shtetit shtyn përgjigjet e lotarisë amerikane

lotaria amerikane

Eshtë shtyrë data e dhënies së përgjigjeve për llotarinë amerikane.
Kjo shtyerje vjen për shkak të vendimit që është marrë nga presidenti amerikan Donald Trump për pezullim me 60 ditë të emigrantëve për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

Përgjigjet të cilat priteshin të merreshin më 5 maj janë shtyrë ashtu sikurse janë anuluar edhe të gjitha takimet për marrjen e vizave apo shërbimeve të tjera në ambasadën amerikane.

Tashmë përgjigjet për të gjithë ata që kanë aplikuar për të fituar llotarinë amerikanë mund ti marrin më 6 qershor.