HomeSociale

Deputetët dhurojnë gjak për fëmijët me talasemi

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë. Kështu në ambientet e Kuvendit, kanë dhuruar gjak 26 deputetë si dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut “Gjak i sigurtë për të gjithë”, në Ditën Botërore të Talasemisë, 8 Maj 2019 dhe do të vazhdojë deri në 14 Qershor që është dhe Dita Ndërkombëtare e Dhurimit të Gjakut.


TË NGJASHME