HomePolitikë

Deputetët e PS, 1 orë më herët në Parlament, shmangin përplasjen me protestuesit

Kur duhet dhe një orë që të nis zyrtarisht seanca plenare deputetët e mazhorancës kanë shkuar në Kuvend, duke zgjedhur mënyrën e duhur për të evituar përballjen me protestuesit e opozitës.

Ndërkaq, ka nisur zbatimi i planit të masave nga policia. Mbi 1000 efektivë janë të angazhuar për mbarëvajtjen e protestës.

Forcat e rendit janë në vijën e parë ndërsa FNSH dhe RENEA, qëndrojnë në rreshtin e dytë.

Deputetët po futen në Parlament nga hyrja përballë me pedonalen, ngjitur me qendrën tregtare.

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur rreth orës 9:30. Ndryshe nga shumë deputetë dhe ministra që janë futur në parlament më këmbë, Rama ka preferuar të shkojë me makinë deri në derën e parlamentit. Eskorta e kreut të qeverisë është nisur nga kryeministria, ka ecur përmes bulevardit, dhe është futur në pedonale, nga hyrja e Ministrisë së Brendshmë

Angazhimi i strukturave të policisë është maksimal dhe përveç forcave në terren Ministria e Brendshme ka vendosur edhe kamera për evidentuar personat që do provokojnë akte dhune.

Ndërkaq, ditën e sotme policia do të përdorë edhe ujë me ngjyrues për të lehtësuar identifikimin e personave që do kryejnë skenarë dhune.


TË NGJASHME