HomePolitikë

Deputetët që dorëzuan mandatin/ Paguhen edhe për 3 vite

Të gjithë deputetët e PD dhe LSI që dorëzuan mandatin, do të vijojnë të marrin pagën të paktën edhe për 3 vite. Ligji parashikon që secili prej deputetëve i cili largohet nga Kuvendi, merr dy paga shpërblim dhe gjysëm page çdo muaj për aq kohë sa ka ushtruar mandatin.

Kjo do të thotë se deputetët e rinj do të marrin për 18 muaj, një gjysëm page nga Kuvendi. Ndërkohë deputetët më të vjetër gjysmën e pagës e marrin për 3 vjet. Deputetët e opozitës vendosën të lënë mandatin, për shkak të situatës së rëndë në vend, ku akuzojnë qeverinë “Rama” të lidhur me krimin dhe që ka blerë votat.


TË NGJASHME