HomePolitikë

Deputeti i PS i kapur në përgjime sulmon Presidentin

Deputeti i PS-së, një nga personat që u kap në përgjimet e BILD, teksa siguronte shefin e policisë Dibër për rritje në detyrë, Xhemal Qefalia ka lëshuar akuza sot në adresë të Presidentit të vendit, për të cilin ka thënë se i ka hyrë frika në palcë.

Qefalia i kujtoi Metës se “po dole përballë dhe po je përballë rrugës që po ndjek PS, normalisht që do shkërmoqësh.”

Dekarata e Qefalisë

“Po kush janë ata që u ka hyrë frika në palcë? Është Likja. Likja, i cili vajti tek zyra e presidentit, me idenë se do bente presidentin e të gjithëve. E keni parë, e keni ndjerë, e kam ndjere me shume une dhe Blerina në Parlament për ligjet që kthente pafund, për dekretet që nuk i miratonte, për ministra që nuk i miratonte sepse donte tu pyeste ai. Por për çfarë? Po normalisht se Krraba e di shumë mirë çfarë ka ndodhur. Për çfarë mund ta bënte? Një herë thotë tani se qe pse dolën deputetët dhe i çon fjalë te KQZ numëroji nje cike sa deputetë janë sepse i interesonte që deputetët e atyre të dalin në rrugë të paudhëve. Tashmë thotë cila është procedura sepse ka mundësi që ky Parlament të më shkarkojë. Po do shkarkohesh po dole përballë dhe po je përballë rrugës që po ndjek PS, normalisht që do shkërmoqësh.”


TË NGJASHME