HomePolitikë

Deputeti i PS-së: Ditë historike për parlamentarizmin

Një ditë historike për parlamentarizmin e ka konsideruar deputeti i PS, Alket Hyseni votimin e sotëm të ndryshimeve kushtetuese në parlament.

“Sot është ditë historike për parlamentarizmin. Sot kemi shansin që me vullnetin e një shumice dërrmuese të kartonave ta kalojmë disa ndryshime të rëndësishme, që do të prekin drejtpërdrejtë votuesin shqiptar. Kur u bë kushtetuta në ‘98 unë e disa të tjerë ishim studentë të drejtësisë, dhe më vjen keq që një pjesë e tyre mund të ishin këtu sot dhe profesionalisht do e kishin të vështirë mos votonin këto amendamente.

Jemi krenarë se kemi qenë në krahun e duhur të historisë ndërsa ata që cirren sot kanë qenë gjithnjë pengesë. Nuk do ia dalin dot sa herë që prapa nesh qëndron fuqia e shqiptarëve.Pr / ligji vjen si pasojë e një nisme totalisht kushtetuese. Jeni në dijeni që këshilli I legjislacionit morën në shqyrtim këtë nismë duke e kaluar në disa etapa konsultimi.

Drafti ka dy ndryshime, nenet 64 dhe 68, i japin votës së shqiptarit një fuqi siç e ka merituar, ata do të kenë mundësi të zgjedhin nga listat emrin më të mirë me votë parapëlqyese, që shkon deri në 100%. “ u shpreh Hyseni.


TË NGJASHME