HomePolitikë

Deputeti i ri: Me këtë kusht bashkoj votat me maxhorancën

Deputeti i ri i opozitës Korab Lita pas betimit ka mbajtur dhe fjalën e parë në Kuvend. Lita është shprehur se ashtu si demokratët që protestojnë jashtë, edhe ai kërkon largimin e qeverisë por duke e luftuar nga brenda.

Ai shtoi se do të bashkonte votat me qeverinë nëse do të miratohet ligji për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Ata që protestojnë jashtë janë miqtë e mi dhe duan që qeveria të largohet sa më shpejt. Sot ka mijëra socialistë që dëshirojnë largimin tuaj. Ju duhet të ndryshoni ligjin zgjedhor. Unë deklaroj se do të bashkoj votën me ju nëse do të ndryshoni ligjin zgjedhor. Do i hapej rruga përfshirjes në jetën publike të personave me integritet të lartë. Do të bashkoj votën me ju nëse ndryshoni sjelljen me votën. Kuvendi duhet të miratojë ligjin zgjedhor dhe më pas Kuvendi të shpërndahet“, tha ai.


TË NGJASHME