HomeTeknologji

“Dera e alienëve”/ Fotoja e NASA-s nga planeti Mars po çmend rrjetin

Ndërsa disa besojnë se jeta aliene është një çështje probabiliteti, të tjerë argumentojnë se ekzistenca e jetës inteligjente diku tjetër në kozmos nuk mund të përjashtohet.

Një “derë e pastër” e ndodhur në një sipërfaqe shkëmbi është parë në një foto të sapo publikuar të Marsit nga NASA, e marrë nga roveri i tyre Curiosity.

Mes entuziastëve është përhapur detat i madh se çfarë mund të jetë brenda portës ose nëse është thjesht një veçori natyrore në shkëmb.

Kamera Mastcam në bordin e roverit Curiosity, i cili ka qenë në Mars për më shumë se një dekadë, ka ‘godítur’ me këtë foto.

Imazhet e 7 majit tregojnë atë që duket të jetë një hyrje e gdhendur në mënyrë perfekte në sipërfaqen e planetit. NASA ka ofruar një shpjegim shkencor për fenomenet e çuditshme, pavarësisht faktit se ajo ngjalli diskutime të rëndësishme në mediat sociale dhe forumet online si Reddit nëse ishte provë e jetës në planetë të tjerë.

Disa e kanë quajtur atë “derë jashtëtokësore” dhe ekspertët e NASA-s besojnë se ajo ka lindur për shkak të aktivitetit sizmik të planetit që e shkaktoi atë.

Më 4 maj, pati një tërmet, për të cilin shkencëtarët besojnë se mund të ketë qenë përgjegjës për zhvillimin e “derës” pasi tërmetet janë mjaft të përhapur në planetin e kuq.

E njohur si “thyerje prerëse” kjo lëvizje natyrore bëri që shkëmbi të krijonte tension nga lëvizjet sizmike dhe në fund të thyhej.

Zbulimi vjen pasi Kongresi Amerikan do të mbajë një seancë të hapur të martën e ardhshme për UFO-t për herë të parë në më shumë se 50 vjet./ Burimi: The West News | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME