HomeSport

Derbi i “Madoninna”-s shndërrohet në një sfidë planetare! “San Siro” do arkëtojë rekordin e dytë në histori

Një derbi planetar me numra të jashtëzakonshëm. “San Siro” ka shitur çdo vend, ndonëse nuk do të kemi rekordin e arkëtimeve për Interin, pasi në vend të parë do të mbeten 6.5 milionë eurot e ndeshjes së tetorit kundër Juves, që mbetet dhe shifra më e lartë e arkëtuar ndonjëherë në Serinë A.

Por derbi i nesërm do rrëmbejë vendin e dytë me 5.6 milionë euro arkëtime. Apeli mediatik është i jashtëzakonshëm dhe janë shifrat ato që e tregojnë.

Për ndeshjen do të jetë të akredituar 25 gazetarë, dhjetë radio do të tregojnë ndeshjen në të gjithë botën si edhe 20 televizione të huaja do të transmetojnë live një ndeshje, e cila do të përcaktonte shumë në luftën për titullin kampion. Në Afrikë, Amerikë dhe Azi janë bërë gati që ta gdhijnë për të parë këtë sfidë.

Një derbi që do të përjetojë dhe solidaritetin, një përqafim virtual për Kinën, e cila është vendi i origjinës së familjes Zhang, pronarëve të Interin, dhe që po luftoj me coronavirusin.

Pas 300 mijë maskave të dërguara në Vuhan, nesër Interi do të luajë me simbolikë në fanellë, ndërsa mesazhi “sot e përgjithmonë, bashkë si një skuadër”, e shkruajtur edhe në kinezçe, do shoqërojë ekipet në fushë.


TË NGJASHME