HomeSport

Derbi i zjarrtë/ Partizani gati të pushtoj kryeqytetin

Më në fund, pas shumë vitesh Partizani, është më afër se kurrë titullit kampion. Siç duket ky është viti i Partizanit, që mesa duket po kthehet të dominojë në futbollin shqiptar. Pas plot 26 vitesh pritjeje, mesa duket titulli kampion po kthehet në shtëpinë e Partizanit. E fati e do që titulli të vendoset pikërisht në derbin ndaj Tiranës.

Pavarësisht gjithçkaje, një ndeshje derbi është gjithmonë e paparashikueshme, por në vitet e fundit derbi i kryeqytetit ka qenë asi një ekuacion me një të panjohur, kur do të fitojë Tirana? Fati i titullit kampion duket i shkruar, Partizani mund të festojë edhe pa qenë nevoja të fitojë në derbi, por të kuqtë kanë vërtetuar këtë sezon se nuk kanë ndërmend të nënvlerësoj asnjë ndeshje, aq më tepër derbin, aq më tepër kur nuk kanë asnjë impenjim tjetër.

Tirana dhe rivali i tjetër që mban pezull titullin e tyre, Kukësi, janë të angazhuar në mesjavë me Kupën. Të dielën, verilindorët do të luajnë përballë Luftëtarit në transfertë pra, Partizani mund të festoj titullin në shumë rrugë. Por një fitore në derbi dhe sigurimi i titullit kampion në këtë ndeshje, do të ishte një triumf i dyfishtë për Partizanin.


TË NGJASHME