HomeSport

Derbi kundër Tiranës, Lerda ndryshon sërish formacionin dhe kërkon vetëm fitore

Ditën e premte në orën 19:00 në “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana. Teksa ditët ikin, skuadrat janë të fokusuara maksimalisht në përgatitjen e ndeshjes.

Pas humbjes me Bylisin në transfertë, kampionët në fuqi, Partizani fitorja në derbin e të premtes iu duhet më shumë sesa kurrë. Një tjetër rezultat negativ dhe me parakalimin në renditje nga Kukësi, mund të drejtonte drejtëpërdrejtë në stolin e Lerdës.

I kushtëzuar nga mungesa të rëndësishme si Telushi e Mala, tekniku Lerda pritet që në derbi t’i riktehet skemës së tij 3-5-2, ndërkohë në fushë pritet dhe sulmuesi Theofilus Solomon. Për afër 2 muaj mungesë me Partizanin, Solomon pritet të rikthehet atje ku i vendosi “kyçin” golave, në derbin e kryeqytetit. Sulmuesi nigerian ishte njeriu i ndeshjes në derbin e 29 shtatorit ku Partizani fitoi ndaj Tiranës me rezultatin 1-2, që nga ajo ditë Solomon nuk ka përshëndetur më rrjetën.

Pas mungesave të rëndësishme si Mala dhe Telushi, trajneri Lerda duket se do t’i besoj një vend titullari Solomon, nga i cili të kuqtë presin vërtetë shumë.


TË NGJASHME