HomeSport

Derbi/ Mësohet emri i gjyqtarit që do vendosë drejtësi mes Partizanit dhe Tiranës sot

Kryeqyteti mban frymën sot pasi në orën 19:00 luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Derbi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore, teksa ka një rëndësi të madhe për ecurinë e dy ekipeve.

Një tjetë çështje e rëndësishme ashtu si në çdo derbi është edhe gjykimi, ku për supersfidën e sotme mësohet se gjyqtar kryesor do të jetë Eldorian Hamiti.

Hamiti ka stemën e FIFA-s dhe cilësohet si një ndër arbitrat më të mirë në futbollin shqiptar, megjithatë derbi rrallë shpëton pa polemika sa i përket moviolës.


TË NGJASHME