HomeSport

Derbi Milanos, Rike Roci dhe Erjona Sulejmani ndezin atmosferën

Dy bukuroshet shqiptare, Rike Roci dhe Erjona Sulejmani, njihen si dy tifoze të çmendura të futbollit, të cilat shpesh herë frekuentojnë edhe stadiumin.

Erjona Sulejmani e cila ka pasur një të kaluar edhe me mesfushorin shqiptar Blerim Xhemaili, së bashku me Rike Rocin kanë qenë ditën e djeshme në “San Siro”, për të ndjekur nga afër derbin mes Interit dhe Milanit.

Erjona bënte tifo për zikaltërit dhe doli nga ndeshja e gëzuar, ndryshe nga mikja e saj, që ka në zemër Milanin dhe doli e zhgënjyer ditën e djeshme.

Megjithatë pavarësisht se njëra doli humbëse dhe tjetra fituese, të dyja bukuroshet e shijuan në maksimum ndeshjen e djeshme, pasi spektakli nuk mungoi. Të dyja i ndanë disa nga momentet e tyre në stadium, me fansat e tyre që janë të shumtë në “Instagram”.


TË NGJASHME