Lajme Sport

Derbi në prag, Partizani publikon çmimet e biletave

Krahas atmosferës së festave të nëntorit, në kryeqytet ndihet edhe atmosfera e derbit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ditën e premte, në orën 18:00.

Klubi i kuq, në cilësinë e organizatorit të takimit, ka publikuar sot edhe çmimet e biletave, si për tifozërinë e kuqe, ashtu edhe për atë bardheblu. Drejtuesit e Partizanit kanë vendosur që një biletë në tribunat qendrore, konkretisht A1, A2, B1 dhe B2 të shitet në vlerën e 2000 lekëve të reja, ndërsa tribunat e tjera të shiten në vlerën e 500 lekëve të reja.

Gjithashtu, janë ndarë edhe tribunat që do të jenë në dispozicion të tifozërisë mike dhe do të jenë pikërisht tribunat A1, A2, H1 dhe H2, ndërsa të tjerat do të jenë për tifozërinë e kuqe./tch

Related posts

Shembet masivi tek Uji i Ftohtë, rrezikon rrëshqitja e të gjithë kodrës

Mila

Bushati: Bashkëpunimi rajonal nuk mund të zëvendësojë…

Mila

KQZ jep shifrat zyrtare: Deri tani, pjesëmarrja në votime…

Mila
Na Kontaktoni!