HomeSport

Derbi përçan bardheblutë, fanatiksat bojkot

Në një sezon me shumë ulje-ngritje, paqartësi të shumta për të ardhmen, Tirana luan derbin ndaj Partizanin si mundësinë e fundit për të thyer Partizanin. Mbijetesa për ekipin e drejtuar nga Mema nuk është siguruar akoma dhe kalimi në finalen e Kupës së Shqipërisë, vjen si një ekstra për bardheblutë. Tirana ka më shumë se një arsye për të fituar ndaj Partizanit, në rast të një fitoreje do të shtyjë festën për titull të Partizanit, por edhe do të siguronte mbijetesën. Në këtë mënyrë, fitorja do ti lejonte Tiranës të fokusohej vetëm në ndeshjen e Kupës.

Të gjithë janë entuziastë për këtë ndeshje, stafi bardheblu, trajneri Mema premton se lojtarët do të japin maksimumin, kurse presidenti Halili premton premio në rast fitoreje. E në gjithë këtë atmosferë, e vetmja gjë që e zbeh këtë sfidë janë tifozët e ekipit bardheblu.

Titulli për Partizanin, është më afër se kurrë pas plot 26-vitesh dhe ;Demat e Kuq’, po përgatiten ta festojnë kurorëzimin kapion pikërisht në shtëpinë e Tiranës. Pikërisht kjo gjë, ka bërë që grupimi më i famshëm i tifozëve të Tiranës “Tirona Fanatiks“, të vendosë ta bojkotojë derbin.

Por, ky vendim i këtij grupimi, nuk është mirëpritur nga grupimet e tjera të tifozerisë bardheblu, të cilët janë shprehur se sot më shumë se kurrë ekipi ka më shumë nevojë për mbështetje për të shpëtuar sezonin dhe për të thyer pas pesë vjetësh rivalët e Partizanit.


TË NGJASHME