HomeShowbiz

Stresi tregon si nisi konflikti e deri te plagosjes e fansit të tij që është në koma prej 12 vitesh: Kushëriri i Denisit është shkaktari që ka nisur revolta atëherë… 

Arkimed Lusha (Stresi) dhe Rigels Rajku (Noizy) arritën të bënin paqe, dhe në koncertin “Alpha Show” reperët i dhuruan njëri-tjetrit një përqafim të fortë dhe duke treguar para 15 mijë vetave se dhuna nuk zgjidh asgjë.

Kujtojmë një rast fatal me 28 prill 2010 pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, ku u masakrua me 11 thika në trup, Denis Dollapi. I riu edhe sot pas 12 vitesh dergjet në koma.

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar ku ka zbuluar arsyen e vërtetë përsë Denisi sot dergjet në koma.

OTR (Noizy) dhe TBA (Stresi) ishin në konflikt të vazhduar me njëri-tjetrin, ku shpesh herë nuk kanë munguar dhe sherret banale. Pjesë e armiqësisë së tyre ishin edhe fansat e grupit përkatës, të cilët jo pak herë janë “therur” me njëri-tjetrin.

Si nisi konflikti?

“Historia ka nisur para 13 vitesh, kur u formuan grupet e para të hip hop-it. Denisi nuk i linte rehat atë kohë grupet rivale. Shkonte i gjuante nëpër lagje. Një ditë, Denisi goditi me thikë një djalë, në sy të nënës së këtij të fundit. Ata mbështesnin grupin e Noizy-t, nuk ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me Noizy n.

Kur Denisi e goditi me thikë djalin në sy të nënës, grupi kundërshtar i mori hak. Një grup prej 7-8 vetash e rrethuan Denisin dhe i gjuajtën me thikë barbarisht. Fatkeqësisht, nga lëndimet e shumta dhe humbja e gjakut Denisi ngeli në koma. Nuk është Denisi i vetmi që është zënë, por është ai që e ka pësuar më keq dhe familja e tij.- u shpreh Stresi”

Nga kush nisi konflikti?

“Denisi është sot në koma prej kushëririt të vet, anëtar i një grupi “TBA”, quhet DMC. Ai është shkaktari që ka nisur revolta atëherë. Ai sot jeton në Zvicër shumë i lumtur, ndërsa kushëriri i vet dergjet në koma prej 13 vitesh. Kjo është e vërteta e gjithë të vërtetave.”– zbuloi reperi.

E kanë vizituar Denisin?

“Ne kemi qenë në fillimet tona, kemi shkuar tek spitali se na ka ardhur keq dhe na ka penalizuar kjo punë, pa pasur faj as unë, as Noizy. Familja e tij ka bërë çmos për Denisin. Familja e tij dhe kushërinjtë janë në gjendje shumë të mirë dhe nuk e kanë lënë kurrë për asnjë lloj shume monetare, por nuk ka pasur shërim djali sot e kësaj dite. Ka qenë e pamundur për ta kthyer Denisin në këmbët e veta.

Padyshim që neve na ka ardhur keq ndër vite dhe sa herë që kujtohet na vjen shumë keq, por asnjëherë nuk duhet të hedhin njerëzit baltë, apo gazetarët, apo mediat tek unë dhe Rigelsi. Nuk duhet t’i nxisim prapë këto gjëra. Përqafimi që bëmë ne në “Alpha Shoë” ishte shembulli më i mirë për të rinjtë shqiptarë dhe për reperat sidomos, e për ata që janë me probleme.”

Ndihma monetare për familjen e Denisit?

“Sa për ta ndihmuar Denisin, jemi gati të hapim fonde që Shqiptarët ta ndihmojnë. Ajo është gjëja më e thjeshtë që mund të bëjmë për Denisin.

Por kurrën e kurrës, familjarisht flas në emrin tim dhe dy prindërve të mi, flas edhe në emër të ngjarjes dhe jam dëshmitar i ngjarjes, mund të pyesim edhe të gjithë njerëzit që kanë qenë në dijeni atë kohë, që Denisit nuk i ka ardhur as nga fansat e Stresit, as nga fansat e Noizy-t. Ky është një fakt.”- përfundoi ai.


TË NGJASHME