HomeLajme

Deri kur do të vazhdojë ndalimi i aktiviteteve në vend?

Sipas vendimeve të mëparshme kufizimi ishte deri më datën 3 prill, por sot Ministria e Shëndetësisë ka firmosur në bllok të gjitha vendimet, duke e shtyrë afatin e ndalimit të aktiviteteve deri në një datë të papërcaktuar.

Në vendim thuhet se data 3 prill zëvendësohet me ‘deri kur të përfundojë gjendja e pandemisë të shkaktuar nga infeksioni i COVID-19”.

Urdhrat e parë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin e këtyre aktiviteteve u firmosën në 8 mars 2020, menjëherë pas konfirmimit të dy rasteve të para të prekura në vendin tonë.

Urdhëri 1: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë tereza’ dhe spitalin Unibversitar Shefqet Ndroqi deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 2:Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 3: Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 4: Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 5: Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 6: Për marrjen e masave të veçanta për poarandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 7: Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe cerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 8: Për mbyllen e kabineteve/ klinikave dentare deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

urdhri mbyllja aktiviteteve publike dhe jo publike
MSH 4
MSH 5
MSH 7
MSH1
MSH2
MSH6

TË NGJASHME