HomeSociale

Dëshiron suksesin! Ecni mbi këto hapa

Gjithçka që po ndodh në jetën tënde është rezultat i zgjedhjeve tua. Zgjedhjet që bën për shoqërinë tënde, stilin e jetës, dhe besimet, këto formojnë personalitetin tënd. Ne vetë jemi autorët e fatit tonë.

Nëse ke të bësh me një person të mërzitshëm dhe gjithmonë e gjen veten duke u munduar t’ia zgjidhësh problemet, atëherë ndoshta kjo është gjëja për të cilën ke nevojë në këtë moment të caktuar të jetës tënde. Ti po e lejon të ndodhë. Nuk mund ta fajësosh askënd.

Zbuloni se çfarë dashuroni dhe bëjeni atë

“Ju do ta kuptoni që jeni në rrugën e suksesit nëse bëni punën tuaj dhe nuk paguheni për të.”

Kjo është një këshillë e mirë për të kujtuar dhe menduar ndërsa jeni në punë.

Imagjinoni të jeni të suksesshëm në punën aktuale. Në fund ju ndoshta do ta gjeni veten duke punuar jashtëzakonisht shumë dhe kjo do të marrë shumë nga koha juaj.

Nëse kjo është një punë që ju urreni, atëherë të qenit i suksesshëm në të mund të nënkuptojë vetëm të mbushni jetën tuaj me diçka që urreni ta bëni.

Cili është kuptimi në këtë? Në vend të kësaj, pse të mos përqendroheni në diçka që dashuroni? Kur të keni gjetur atë gjë për të cilën jeni i apasionuar, ju merrni motivimin për të qenë në lëvizje. Sukses do të thotë përmbushja e ëndrrave tuaja.

Mësoni se si të balanconi jetën

“Ekziston një konflikt i pandryshueshëm në punë, në jetë dhe në biznes, një betejë e vazhdueshme midis paqes dhe kaosit. Nuk mund të mësohet se si të bëhet, por mund të kontrollohen. Mënyra se si veproni në lidhje me këtë është çelësi i suksesit.”

Mos kini frikë nga dështimi

“Dështimi është thjesht një mundësi për të filluar përsëri, por këtë herë në mënyrë më inteligjente.”

Ka një histori, ndoshta e pakonfirmuar nëse ka ndodhur, por mesazhi brenda është padyshim i vërtetë:

Shpikja e llambës elektrike nga Thomas Edison ishte rezultat i disa qindra përpjekjeve të dështuara. Në një intervistë, ai u pyet “Si ndiheni pas të gjitha përpjekjeve tuaja të dështuara?”

Përgjigja e tij ishte e mrekullueshme, “nuk kam dështuar, thjesht kam mësuar qindra mënyra për të mos shpikur llambën.”

Ai e pa çdo “dështim” si një mësim. Prej atij mësimi mësoi se çfarë nuk do të funksiononte dhe gjithashtu çfarë do të funksiononte. 

Jini person i veprave

“Kam vënë re se njerëzit që arrijnë diçka rrallë janë ulur dhe kanë lejuar që gjërat të ndodhin vetë. Ata janë përpjekur që gjërat të ndodhin.”

Edhe pse u tha qindra vjet më parë, ajo funksionon po aq dhe sot. Vlen për çdo person të suksesshëm.

Shmangni konfliktet

“Përbërësi më i rëndësishëm në formulën e suksesit është të dish se si të integrohesh me njerëzit.”

Besoni në aftësitë tuaja për të patur sukses

“Nëse mund ta ëndërrosh, mund ta bësh.”

Suksesi duhet të jetë diçka që mund ta imagjinoni veten duke e arritur atë.

Është e mundur që ju të hasni persona që dyshojnë tek ju dhe aftësinë tuaja për të pasur sukses. Ju nuk duhet të bëheni një nga këta njerëz, sepse momenti kur ju pushoni së besuari në ëndrrat është momenti që këto ëndrra dështojnë.

Nëse besoni dhe dëshironi diçka, shanset janë që tashmë keni një ide se si të arrini atje. Nëse jo, natyrisht mund të dini se cilat gjëra do t’ju ndihmojnë dhe cilat gjëra do t’ju ngadalësojnë.

Është si mënyra se si trupi juaj zbulon rrezikun edhe kur gjërat duken të sigurta.

Në fund duhet t’i besoni instinkteve tuaja.


TË NGJASHME