HomeShëndeti

Dëshironi muskuj barku? Ja si t’i arrijmë me katër ushtrime

Ushtrimet për muskujt e barkut kurrë nuk janë të mjaftueshme.

Me një top të vogël që nuk kushton shumë tashmë mund të ushtrojmë. Ushtroni rregullisht, por pa e tepruar.

Ushtrimi i parë:

Shtrijuni në shpinë. Këmbët të jenë të shtrira dhe të bashkuara, thembrat mbi top, shuplakat pas kokës. Ngrini gjoksin dhe njëkohësisht tërhiqni këmbët duke rrotulluar topin. Përsëriteni 10 deri në 15 herë.

Ushtrimi i dytë:

Vazhdoni të qëndroni në shpinë. Shputa e këmbës së djathtë të jetë mbi top, këmba e lakuar, shuplakat pas kokës. Shputa e këmbës së majtë të mbështetet në gjurin e këmbës së djathtë. Ngrini gjoksin dhe rrotullojuni nga beli, duke tërhequr krahun e dorës së djathtë në drejtim të gjurit të këmbës së majtë. Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë dhe pastaj bëjeni me këmbën tjetër.

Ushtrimi i tretë:

Uluni. Pjesën e poshtme të shpinës mbështeteni mbi top. Këmbët të jenë të shtrira. Kthehuni në pozitën fillestare, por nëse e keni tepër të vështirë, mbajini këmbët të lakuara në pozitën fillestare. Përsëriteni 10 herë.

Ushtrimi i katërt:

Shtrijuni në krah dhe mbështetuni në dorën e shtrirë. Shpina të jetë në pozitë të rrafshët, ndërsa këmbët të shtrira dhe pak para pjesës së sipërme të trupit. Topi të jetë në mes të shputave. Ngrini këmbët nga dyshemeja. Shpina duhet të jetë në pozitë të rrafshët, ndërsa kërdhokullat njëri mbi tjetrin. Përsëriteni 10 herë, pastaj kaloni në anën tjetër.

Pushim:

Shtrijuni në shpinë dhe tërhiqni gjunjët në drejtim të gjoksit. Çlirohuni duke qëndruar në atë pozitë sa të dëshironi.


TË NGJASHME