HomeShëndeti

Dëshironi një dietë të shëndetshme? Provoni orizin e kuq

Çdo ditë njërzit janë duke kërkuar mënyra të ndryshme për të ngrënë më shëndetshëm që të mbajnë trupin në formë. Në vend që të marrin ilaçe, ata po shikojnë mënyra natyrale për të mbajtur imunitetin e tyre të forcuar. Nëse edhe ju po kërkoni diçka të shëdndetshme zgjidhni orizin e kuq.

Ja cilat janë disa nga përfitimet e tij shëndetësore.

*Orizi është një ushqim kryesor në shumë pjesë të vendit, orizi i kuq preferohet më shumë se orizi i bardhë në shumë shtete sepse besohet të jetë një version më i shëndetshëm.

*Ndërsa ka shumë lloje orizi, përfshirë edhe orizin kaf, orizi i kuq është unik për shkak të ngjyrës së tij. Thuhet se orizi merr ngjyrën e tij të kuqe nga një përbërës i quajtur anthocyanin. Kjo përbërje besohet se përmban disa antioksidantë të cilët mund të japin përfitime më të mëdha se ato të orizit kafe.

*Për më tepër, flavonoidet e pranishme në orizin e kuq mund t’i japin trupit një forcim shëndetësor shumë të nevojshëm. Ai gjithashtu mund të forcojë shëndetin e qelizave dhe të luftojë inflamacionin dhe alergjitë e tjera.

*Disa njerëz shmangin orizin, veçanërisht nëse janë diabetikë, ose janë të prirur për diabet. Këta persona mund të përfshijnë orizin e kuq në dietën e tyre, pas konsultimit me mjekët e tyre. Orizi është i pasur me fibra rrit tretjen dhe metabolizmin.

Ashtu si çdo ndryshim tjetër dietik, së pari duhet të këshilloheni me një dietolog dhe një mjek, pasi ata mund të jenë në gjendje të vendosin se çfarë është më e mira për shëndetin tuaj, dhe t’ju udhëzojë më mirë.


TË NGJASHME