HomeUdhëtime

Dëshironi t’i kaloni Festat e Nëntorit ndryshe?! Protravel zgjedh për ju

Prej disa vitesh, shqiptarët zgjedhin të ‘festojnë’ jashtë trojeve për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit. Festat e Nëntorit janë shumë pranë, por ju ende nuk keni vendosur se ku do t’i kaloni.Protravel ka një ofertë katër ditore shumë speciale për ju, për t’i shijuar në maksimum këto ditë pushimi. Po e nisim nga Stambolli.

Stambolli! Vendi që përmbush të gjitha dëshirat e botës dhe ju hap portat drejt  bukurisë së  çmuar, historisë, shoping-ut dhe flirtin në dy kontinente. Për këtë qytet i cili pesë herë ka ndryshuar emrin, ka shumë për të folur. Një vizitë në këtë qytet nuk do të lejojë që të zbuloni të gjitha sekretet e tij. Do të impresionoheni, do të zbuloni, do të ngelni pa fjalë nga bukuria megjithatë asnjëherë nuk do të mësoni gjithçka për këtë margaritar të Bosforit. Çdoherë mbetet diçka për vizitën e ardhshme.

Këtë herë vendosa të ndaj me ju disa fakte interesante për këtë qytet të shkëlqyer në Bosfor, ndërsa që ti zbuloni bukuritë e tij ju rekomandojmë që ta vizitoni.

1. Metroja në Stamboll është një nga metrotë më të vjetra në botë, e cila ekziston që nga viti 1875. Më të vjetra janë vetëm metroja në Londër (1863) dhe në Nju Jork ( 1868).

2. Në histori, Stambolli ishte kryeqytet i: Perandorisë Romake, Bizantine, dhe Osmane. Megjithatë sot, Ankaraja është kryeqytet i Turqisë.

3. Katër kuaj bronzi që sot zbukurojnë katedralen San Marko në Venecia ishin vjedhur nga Stambolli në shekullin e 13 nga kryqtarët.

4. Tregu i madh në Stamboll (Kapali Çarshi) është tregu më i madh i mbuluar në botë me mbi 3000 dyqane.

5. Stambolli përfshin sipërfaqe sa shteti Belg, me një numër pothuajse të barabartë të popullatës.

6. “Toka dhe shkëmbinjtë në Stamboll janë të arta”. Kjo parullë e famshme e viteve të 50 të shekullit të 20 ka sjell numër të madh të njerëzve nga fshatrat në këtë qytet magjik.

7.  Në Stamboll gjendet kisha-xhami më e madhe në botë (Shën Sofija) dhe e vetmja që shërben si muze për ndikimin e thurur mes dy religjioneve dominuese në rajon.

Pasi të vizitojmë Stambollin, do të kalojmë në qytet tjetër mbreslënës që do t’ju lë pa fjalë, ai është Selaniku. Qyteti është shumë i njohur për përmendoret dhe ndërtesat e epokës bizantine dhe asaj otomane. Nga ana artistike është qyteti më i zhvilluar i veriut të Greqisë. Këtu ndodhen disa monumente kulture shumë të rëndësishme: Teatri Nacional i Greqisë Veriore, Salla i Koncerteve, Muzeu Arkeologjik, Muzeu i Kulturës Bizantine, Muzeu Teknologjik dhe i Shkencës, Planetariumi, Muzeu i Trenave, Muzeu i Luftës, Muzeu Olimpik, Muzeu Ataturk, Muzeu Historik i Luftrave Ballkanike, Muzeu i Hebrejve, Muzeu i Artit Konteporan dhe Muzeu Fotografik.

Nga ju duhet vetëm një klik, të tjerat i zgjidhim ne për ju.

Festat e Nentorit ne Stamboll-Selanik
4 ditë €99

28 Nentor – 1 Dhjetor

Në çmim përfshihet:
Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus komod
Akomodim në hotel 3*
Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Per Rezervime kontaktoni direkt me Protravel Staff:
+355 69 70 42 444 (Viber)
+35569 70 42 999 (WhatsApp)
[email protected]
Adresa: Rrethrotullimi i Zogut te Zi, pranë Ring Center, Tirane, Albania.

View this post on Instagram

?Stamboll 4 ditë €99? ————————————— Vizitohen: Stamboll – Selanik Data e Udhetimit: ? ? 17-20 Tetor ? ? 28 Nentor – 1 Dhjetor ————————————————- ?Ne cmim perfshihet *Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus *Akomodim në hotel *Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit. *Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë. ————————————————- ? Ne cmim nuk perfshihet *Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program. *Hyrjet në monumente dhe muzeume. (Sarajet e Sulltanit 12 Euro, Kisha e Shen Sofise 12 Euro, Cisterna 5 Euro, Shetitja me Anije 7 Euro, Akuariumi 15 Euro, Muzeu i Luftes 3 Euro, Turkish Show 30 Euro ) *Siguracioni jetes ne udhetim ———————————————- Per Rezervime kontaktoni direkt me Protravel Staff: ? +355 69 70 42 444 (Viber) ? +35569 70 42 999 (WhatsApp) ? [email protected] Adresa: Rrethrotullimi i Zogut te Zi, pranë Ring Center, Tirane, Albania.

A post shared by PROTRAVEL AGENCY (@we.are.protravel) on

??Bisedojeni me #MIQTE #Festat e #Nentorit kalohen ne #Stamboll???4 ditë €99? 28 Nentor – 1…

Posted by Protravel on Monday, October 7, 2019


http://protravelagencies.com/?fbclid=IwAR2JmAacB2jwCs37SmUMfRTSs7Ci65T262t_5P0VxIo8szE7EoYu2caY69w

TË NGJASHME