Aktualitet Lajme

Dëshmia e Agron Xhafës: Sulme për të dëmtuar vëllain tim

Në seancën e sotme gjyqësore në procesin “Babalja”, është lexuar edhe dëshmia e Agron Xhafës, vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafaj, i akuzuar për trafik droge si dhe protagonist i audio përgjimit të Albert Veliut.

Në dëshmi, Agron Xhafaj deklaron se i ka dhënë borxh Albert Veliut i cili luante bixhoz por nuk ia ka kthyer. Ai ka mohuar se ka folur për trafik me të.

“Sulmet e deputetëve të PD janë për të dëmtuar imazhin e vëllait tim si Ministër i Brendshëm. Nga përmbajtja e bisedës audio mendoj se është Robert Veliu. Ai vinte rregullisht dhe pinte kafe te lokali im. I kam dhënë lekë borxh se luante bixhoz. S’ka qenë korrekt në kthimin e borxheve. Mund të kem folur me të por jo për gjërat që ai pretendon”, deklaron Agron Xhafaj.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi dhe prokurori Besim Hajdarmataj.

Related posts

“Loja ka përfunduar”! Trump, në stilin e “Game of Thrones”

Mila

Duhet të përfshihen Rusia dhe Kina në dialogun Kosovë- Serbi?

Mila

Ndërhyrjet në Kod, reagon Manjani

Mila
Na Kontaktoni!