HomeSociale

Dëshmia e nipit pas vrasjes: Gjyshi ishte bërë i dhunshëm

Vangjel Kapllani, i cili vrau gjyshin e tij ka thënë se kanë pasur konflikte që pas vdekjes së gjyshes.

Ai ka thënë se gjyshi pinte alkool dhe nuk e linte të dilte.

“Kemi pasur konflikte me gjyshin pas vdekjes së gjyshes. Ishte bërë posesiv, i dhunshëm dhe më keqtrajtonte“, ka thënë Vangjel Kapllani.

Adoleshenti njihej edhe me emrin Anxhelo, i cili para hetuesve ka dhënë dëshmi kontradiktore. Pas kësaj janë hapur tabulatet telefonike, ku është zbuluar se tre të rinj të tjerë dyshohet se i kanë shitur pistoletën.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa policia ka arrestuar nipin dhe tre persona, të cilët dyshohet se i kanë shitur adoleshentit pistoletën.


TË NGJASHME