Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit

Dëshmia e plotë/ I arrestuari për vrasjen e teknikut të kondicionerit

Një prej katër personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e 26 vjeçarit Indrit Çelaj, është Lorenc Veliaj, i cili ka zbardhur mënyrën se ishte njohur me vëllezërit Albano dhe Griseldo Kusi, aktualisht në kërkim nga policia. 

Sipas dëshmisë pranë Prokurorisë, dosjen e plotë të së cilës e zotëron “Panorama”, Veliaj ka deklaruar se pas krimit i ishte kërkuar që të merrte përsipër ngjarjen, pasi i riu ishte qëlluar me qytën e pistoletës. Veliaj rezultonte person në kërkim më herët dhe flinte në një dhomë që dikur shërbente si piceri.

Dëshmia e plotë e Lorenc Veliajt:

“Unë aktualisht jam në kërkim për një ngjarje në Komisariatij e Policisë nr. 4, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Që prej asaj date unë jam fshehur organeve të drejtësisë duke qëndruar në pronën (ish-piceri) të shtetasit Ali (Edmond) Sula, në Bërxullë, Tiranë. Unë ditën e djeshme më datë 22.08.2019, kam qenë në pronën e e Ali Sulës dhe rreth orës 11:40, aty ka ardhur shtetasi Griseldo Kusi, të cilin unë e njoh pasi kemi qenë ën burg me vëllain e tij, Albano Kusi dhe prej asaj kohe kemi vazhduar shoqërinë. Griseldo ka ardhur i vetëm dhe më ka takuar, ku gjatë takimit ai më ka treguar se kishte ardhur pasi kishte një hall për të cilin unë mund ta ndihmoja dhe më ka treguar se “tek vila e tij tre katëshe e cila ndodhet në afërsu të shkollës Sabaudin Gabrani, ai (Griseldi) kishte qëlluar me qytën epistoletës një person të cilit nuk ja dinte emrin, por më ka treguar se ishte punëtori i tij i cili po montonte kondicionerët”, më pas Griseldo më ka shpjeguar se personin e kishin dërguar në spital pasi ishte çarë në kokë.

Po kështu, Griseldo në mënyrë shoqërohet më ka kërkuar që unë të marr përsipër këtë ngjarje (krim) duke qenë se kisha edhe një problem të hapur me drejtësinë dhe ai më ka mbushur mendje duke më thënë që nuk është vepër e rëndë. Griseldo më ka thënë se me personin të cilin e kishte qëlluar me qytën e armës, do e mbyllte vetë problemin ndërsa për drejtësinë më ka kërkuar mua ta marr përsipër.  Unë e kam pyetur Griseldon mos kishte bërë ndonjë gabim dhe e kishte qëlluar me plumb këtë person, por ai më ka thënë se jo, e kam qëlluar vetëm me qytën e pistoletës. Griseldo ka qëndruar me mua deri në orën 13:30 dhe gjatë kësaj kohe ka ardhur edhe shtetasi Ali (Edmond) Sula, i cili me sa kuptova unë ishte në dijeni të kësaj ngjarje dhe Aliu ka marrë Griseldon dhe janë larguar së bashku me makinën e Aliut. Pasi ka ikur Griseldo, unë jam menduar dhe pas disa kohësh për ngjarjen që më tregoi Griseldo dhe duke qenë se unë kam në përdorim një aparat celular Samsung, kam hyrë në “Google” dhe aty kam parë lajmin ku kam lexuar se personi i cili më kishte treguar Griseldo ishte goditur me plumb në kokë dhe ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Menjëherë pas këtij lajmi që lexova, kuptova se Griseldo më kishte mashtruar dhe unë jam frikësuar dhe s’kisha pse të merrja këtë risk mbi vete dhe kam vendosur të vetëdorëzohem në Policinë e Tiranës dhe për të treguar të vërtetën në lidhje me këtë ngjarje. Unë që kur jam shpallur në kërkim jam fshehur në ish-picerinë e këtij shtetasi duke qenë se kam shok shtetasin Ali Sula, pasi i tregova se kam disa probleme me drejtësinë.

Griseldon unë e kam njohur prej vëllait të tij, me të cilin kemi qenë së bashku në burgun e Vaqarrit, pasi kemi dalë nga burgu me vëllain e tij Albanon dhe kemi përforcuar shoqërinë, po kështu me Griseldon. Unë di se Griseldo merret me persona pasi ka dyqane si dhe një vilë, e cila po rikonstruktohej dhe që për rikonstruksionin e saj, kujdesej zakonisht Griseldo, i cili më ka treguar se shkonte shpesh dhe kontrollonte punëtorët, vilë në të cilën më tregoi se kishte ndodhur edhe ngjarja e djeshme.

Griseldo vinte shpesh në një lokal afër vendit ku unë fshihesha nga policia gjatë kësaj kohe dhe pinim kafe së bashku me vëllain e tij Albanon si dhe Aliun. Griseldo mbante në shumicën e rasteve armë zjarri me vetë të llojit pistoletë, zakonisht e mbante në një çantë me ngjyrë të zezë. Nuk e di çfarë lloji por nuk ishte pistoletë TT. Griseldo me Aliun janë shokë të ngushtë, qëndronin së bashku shpesh si në afërsi të banesës së Aliut, ashtu edhe në zonën e Myslym Shyrit apo edhe tel Vila 88, ku qëndronte shpesh Griseldo me njerëzit e vet. Atje kam pirë edhe unë kafe së bashku me Griseldon si dhe Albanon dhe Aliun. Ka pasur raste që aty kishte edhe shokë të tjerë të tyre të cilët i njoh vetëm me fytyra. Aliun e kam takuar kur ai ka ardhur pasi në ish-biznesin e tij kishte ardhur Griseldo, gjatë kësaj kohe unë nuk e di se ku ndodhej Aliu. Pasi kemi mbaruar bisedon, kur jam larguar, Griseldo dhe Aliu kanë ikur të dy së bashku me një automjet të cilin unë nuk e kam fiksuar.

Related posts

KLP përjashton nga mbledhja anëtarin e ri

Xhensila Gotanews

Vasili, letër të hapur delegacionit të BE për aferën e Milot-Balldren

Mila

‘Dalja nga parlamenti është bojkot i demokracisë’, Juratovic: Thirrja ime ndaj demokratëve është që…

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!