HomePolitikë

Dëshmitë e Presidentit para Kuvendit

Presidenti Ilir Meta deklaroi ditën e sotme në Komisioni Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij ka dëshmuar rreth disa çështjeve të rëndësishme.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka sqaruar vendimin e tij për rrëzimin e 30 qershorit, duke dhënë arsyet se pse nuk ka shkelur të drejtat e qytetarëve për të zgjedhur. Kreu i Shtetit solli në vëmendje rastin e disa shtetasve bullgarë me origjinë turke, të cilët kishin pretenduar shkeljen e të drejtës së votës.

Lidhur me këtë, Meta tha se Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të ndëshkojë me gjobë Bullgarinë, duke u shprehur se “Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse, ndryshe edhe rendit demokrat do t’i mungonte e drejta në substancën e saj”.

Në vijim të kësaj, Meta deklaroi se Presidenti ka mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin për rrëzimin e 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

“Besoj është e qartë që Presidenti mbrojti të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin, duke shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat”, tha Meta.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Nuk dëshiroj të mbaja ndonjë fjalim, pasi të gjitha faktet e mia janë publike lidhur me dekretet për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditë e zgjedhjeve vendore, dhe më pas dekretimi i 13 tetorit si ditë e zgjedhjeve të përgjithshme. Kam dhënë përgjigje për Rucin, lidhur me disa kërkesa të ardhura nga Kuvendi për çështjen në fjalë.

E gjykova të arsyeshme që të jem sot këtu, së pari sepse kam një bindje të plotë që çdo politikan, aq më tepër kryetar i shtetit, duhet të tregojë respekt ndaj institucioneve dhe të japë shembullin e bashkëpunimit, dhe se dyti se jam i bindur, se pavarësisht që Kuvendi e ka bërë gjykimin para se të nisë kjo çështje, në interes të transparencës dua të japë të dhëna të tjera, që iu shërbejnë të gjithëve për t’u sqaruar më shumë.

Po e nis me çështjen e parë, mbrojtjes apo shkeljes së Kushtetutës, për të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Duhet të kemi parasysh se nuk ka shumë hapësira për të bërë interpretime se çdo të thotë të zgjedhësh, pasi Kushtetuta është e qartë, por edhe detyrimet që Shqipëria ka si vend që ka nënshkruar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e sqarojnë shumë mirë këtë. Kjo gjykatë më 2015 mori një vendim, i cili ka ardhur si rezultat i shqyrtimit të një çështjeje të ngjashme, ku disa shtetas bullgarë me origjinë turke kanë pretenduar shkeljen e të drejtës së votës.

Gjykata tha: “Vota e çdo zgjedhësi duhet të krijojë mundësinë e këtij të fundit të ndikojë në formimin e organeve ligjvënëse, ndryshe edhe rendit demokrat do t’i mungonte e drejta në substancën e saj”. Për këtë çështje Bullgaria u dënua me një gjobë të caktuar.

Besoj është e qartë që Presidenti mbrojti të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve me dekretin, duke shmangur një proces jo demokratik të votimit me një kandidat.

Meta teksa shpjegoi faktin se pse vendosi zhdekretimin e zgjedhjeve, tha se ky vendim erdhi për të mirë të vendit. Sipas tij, palët politike ishin në antagonizëm me njëri-tjetrin, ndërsa me ironi shtoi se: “Të dyja palët kishin dhënë shembuj të ‘shkëlqyer’ për të ecur drejt konfrominit dhe kishin dhënë fakte për këtë”.

“Në të gjitha rrethanat e brendshme dhe ndërkombëtare, presidenti nuk mund të pranonte, dhe s’mund të lejonte dhe mos të shmangte një ngjarja që jo vetëm mund të prodhonte plagosje dhe dëmtime nga ana e policisë dhe qytetarëve, por edhe pasoja për jetën e qytetarëve por edhe shkatërrim të imazhit, që vendi jonë ishte dëmtuar më së shumti deri në atë moment. Së bashku me ekipin tim të sigurisë kombëtare, bazuar edhe tek informacione, sekrete shtetërore dhe burimet e tjera shtetërore, kemi gjykuar se ishte momenti i duhur për të parandaluar një ngjarje që mund të sillte pasoja të mëdha. Mos të harrojmë se historia pas 2 prillit dhe 21 janarit është plot ngjarje të tilla të hidhura. Ku në protesta kemi pasur viktima. Isha i bindur se ishte detyra ime si kryetar i shtetit që të bëja gjithçka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë. Dhe në këtë mënyrë të krijojë mundësinë për një dritare për reflektim mes dy palëve. Raporti i OSBE/ODHIR e thotë. Gjithçka ishte antagonizëm i të dy palëve që dëmtonte Shqipërinë. Antagonizëm është armiqësi. Dhe në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo vetëm për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh para për vendin tonë. Të dyja palët kishin dhënë shembuj të shkëlqyer për të ecur drejt konfrontimit dhe kishin dhënë fakte për këtë. Si president i vendit jam i detyruar që të shoh interesin e vendit. Interesi i vendit është integrimi i vendit”, tha Meta.

Mes të tjerash Meta shtoi se: “Shqipëria edhe pa këtë raport të OSBE/ODIHR kishte probleme shumë të mëdha me zgjedhjet. Ka qenë një kusht i vazhdueshëm nga partnerët tanë, ndaj dhe isha i bindur se vetëm duke ecur në këtë drejtim do i krijoja mundësinë të dyja palëve të reflektonin dhe të caktonim sa më parë një datë zgjedhjesh, që të garantonte zgjedhje të lira dhe transparente për procesin e integrimit. 13 tetori ishte data 13 tetori ishte data më e afërt në respekt të Kushtetutës, pra 17-18 tetorit, që nuk e ndryshoj dot”.

Meta iu është përgjigjur pyetjeve të deputetes socialiste, Klotilda Bushka, lidhur me këtë vendim të tij, nëse rrezikon krijimin e një precedenti të pazakontë për demokracinë, dhe nëse është konsultuar me grupet parlamentare.

Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit është shprehur se ishte krijuar një situatë “e çmendur” politike dhe nuk mund të mos ndërhynte, pasi sipas tij, do të kishte gjakderdhje.

Klotilda Bushka, deputete e PS: Një nga arsyet për dekretin e 30 qershorit, thoni ju, është vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Anulimi i 30 qershorit, a rrezikon krijimin e një precedenti të pazakontë për demokracinë e vendit. A mendoni se është një precedent që mund të përsëritet në të ardhmen, sepse subjektet politike vendosin të mos hyjnë në zgjedhje për arsye të ndryshme. A nuk i vjen kjo situatë ndesh parimit të sovranitetit të popullit?

Në nxjerrjen e dekretit për anulimin e 30 qershorit, a morët në konsideratë se e drejta për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur është më e rëndësishme dhe cila prej tyre prevalon? Presidenti duhet të konsultohet me grupet dhe partitë politike. A u konsultuat me aktorët politikë kur nxorët dekretin?

Përgjigjet:
Ilir Meta: Shfuqizimi i 30 qershorit është udhëhequr nga përgjegjësitë e mia si president, si kryetar shteti, si kryetar i Këshillit të Sigurisë, si përfaqësues i popullit. Kushtetuta, e sakatuar pabesisht në prill të 2008 e në vijim, ka qenë një Kushtetutë për të parandaluar një ’97 të dytë. Në këtë drejtim, Presidenti nuk ka pasur shqetësim të plotësojë tekat e opozitës, por ka pasur për qëllim të garantojë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, sa më shumë të ishte e mundur, por në çdo rast për të shmangur shndërrimin e zgjedhjeve në votime. Ishte një përpjekje tërësisht e sinqertë, përveç arsyeve që kanë të bëjnë me sigurinë, shmangien e një përplasjeje civile, që ka të bëjë me shmangien e një penalizimi afatgjatë sa i takon integrimit.

Qëndrimi im ka qenë forcimi i institucioneve. Qëndrimi im ndaj opozitës ka qenë mjaft kritik për lënien e mandateve. Kam qenë në Berlin kur opozita e mori këtë vendim. Bëra të qartë që të dyja palët duhet të bëjnë hapa pas. Asgjë e tillë nuk ndodhi, opozita bëri hapin e saj të papërgjegjshëm, por dhe mazhoranca nxitoi në mënyrë të papranueshme për të zëvendësuar dorëheqjen në bllok të opozitës, pa bërë asnjë përpjekje për të vendosur një dialog me qëllim normalizimin e situatës.

Sa i takon krizës së përfaqësimit, shqiptarët e dinë që Shqipëria është në krizë të tmerrshme përfaqësimi. Kjo për faj të dy palëve, për shkak se nuk janë thjesht 60 deputetë të opozitës që kanë ikur, por janë 180. Sipas Kushtetutës, Kuvendi duhet të ketë 140 anëtarë, është e pamundur për të gjetur 20 deputetë të tjerë.

Qëllimi im ka qenë për të vendosur datën më të shpejtë dhe për të garantuar një gjithëpërfshirje në zgjedhje. Në shumicën e bashkive të vendit kishim vetëm një kandidat, siç e thotë dhe raporti i OSBE. Përpjekjet e mia kanë qenë të vazhdueshme. Mund t’iu vë në dispozicion deklaratat e mia, por mund t’i referoheni edhe vlerësimit paraprak të OSBE.

Dy pengesat kryesore ishin: kokëfortësia e kryeministrit për të mos shtyrë datën, dhe kokëfortësia e kreut të PD për të mos u ulur në tryezë me Ramën. Të dyja këto ishin të papranueshme. Përpjekjet e mia kanë qenë sistematike. Isha i gatshëm të caktoja një datë tjetër, pas dakordimit të palëve, për të shmangur krizën. Kjo nuk ndodhi deri më 8 qershor, kur u detyrova të bëj njoftimin se do të firmos dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit, me qëllim qetësimin e situatës politike dhe evitimin e çdo ngjarjeje tragjike e dramatike që mund të ndodhte në mitingun e 8 qershorit. Me afrimin e 30 qershorit, konfrontimi në vend po rritej. Pas dekretit tim, nuk pati ngjarje të shoqëruara me akte dhune e vandalizmi, siç ishin një pjesë e mirë e protestave të opozitës para 8 qershorin. Që një President të shtyjë zgjedhjet, ka ndodhur të paktën 5 herë.

Presidenti i Republikës ka kujtuar precedentin e parë në historinë e Shqipërisë, ku qeveria vendosi që të shtyjë zgjedhjet. Ai tha se i pari ishte Presidenti Ramiz Alia në vitin 1991, kohë në të cilin Meta ishte student.

Teksa tregoi edhe një foto ku shfaqej bashkë me Ramiz Alinë dhe studentë të tjerë, kreu i shtetit ka se nuk mund t’i kërkohej atij që të heshte pas 30 vitesh, ndaj edhe zhdekretoi datën 30 qershor.

Halit Valteri: Cili nen i Kushtetues ju jep të drejtën që të anuloni datën e zgjedhjeve, me një datë tjetër, pa asnjë argument objektiv? Ju jeni president i Republikës dhe përfaqësoni unitetin e popullit.

Meta: 
Kushtetua e lejon presidentin që të nxjerrë dekrete. Presidenti ka nxjerr një dekret për datën 30 qershor, dhe jo të zgjedhjeve. Për të krijuar mundësi për të caktuar në dakordësi një datë të re që të ketë zgjedhje. Sipas përcaktimit të qartë edhe të Gjykatës së Strasburgut. Përveç aspektit kushtetues, detyrimeve ndërkombëtare, janë disa presidentë që kanë vepruar në mënyrë të tillë për përfshirjen e opozitës në zgjedhje. Precedentin e parë në këtë drejtim e krijoi në 1991 Ramiz Alia, që shtyhu zgjedhjet me dy muaj për t’i dhënë kohë edhe mundësi opozitës që sapo ishte krijuar. Në atë kohë i kërkuam Alisë pluralizmin politik. Është e tepër, përveç argumenteve kushtueses, ligjor dhe detyrimeve të padiskutueshme, t’i kërkosh një studenti të dhjetorit, në detyrën e presidentit që të heshtë pas 30 viteve tek kthimi i një precedenti tjetër.

Pyetur nga deputetja Hysi, në lidhje me informacionet sekrete që kreu i shtetit dha për planet për të destabilizuar vendin, dhe pse ai nuk kishte mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Meta tha se kjo nuk është një cështje që mund të merrte zgjidhje në atë mbledhje.

Presidenti zbuloi se një vit më parë kishte mbledhur këshillin e sigurisë kombëtare pasi informacioneve për grabitje të bankave, por solli në vëmendje ngjarjen e 7 prillit në Rinas, megagrabitjen e parave të bankave të nivelit të dytë në barkune avionit, vetëm 30 minuta pasi ai kishte zbritur nga ajo linjë.

“Nuk mendoj se është një cështje që do të merrte zgjidhje aty. Mund t’ju them që e kam mbledhur para një viti pas shqetësimeve se mund të përsëritej sërish vjedhje e bankave, s’ ka ndodhur në të kaluarërn. Mund të pyesni z. xhafa e gjiknuri është bërë mbledhje e vecantë, janë marrë masa të veçanta, dhe kjo gjë ka ndodhur 30 minuta pasi Presidenti zbriti nga ajo linjë.” u shpreh Meta.


TË NGJASHME